Teksa një ditë më parë kryeministri Edi Rama mblodhi Asamblenë e PS-së, sot ai vendosi të grumbullojë drejtuesit politikë të qarqeve. Me mbledhjen që nisi në orën 10:00, në selinë qendrore të PS-së, mësohet se kryeministri ka përforcuar njësitë në Tiranë, me drejtues politikë dhe ministra.

Në njësinë 1 në Tiranë është emëruar edhe Mirela Kumbaro, ndërsa në njësinë 2 u emërua Blendi Klosi, në njësinë 3 Ervin Demo. Në njësinë 4 u vendos Eduart Shalsi, ndërsa Damian Gjiknuri do të shërbejë në njësinë 11 në kryeqytet, së bashku me Ervin Hoxhën dhe Ulsi Manjën. Në njësinë 6 është shtuar edhe drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku. Arbian Mazniku do të shërbejë në njësinë numër 7. Në njësinë 8 është shtuar Niko Peleshi, ndërsa në njësinë numër 10 do jetë edhe Bledar Çuçi. Në njësinë 13 do të jenë Elisa Spiropali dhe Anila Denaj.

Nga Asambleja e mbajtur ditën e djeshme, Edi Rama i ka dhënë një puls të ri drejtimit politik në qarqe e posaçërisht në Bashkinë Tiranë, e cila do të bashkë drejtohet prej Taulant Ballës dhe Ogerta Manastiliut. Kreu i grupit të PS do të ketë edhe detyrën e drejtuesit politik për diasporën. Në mbështetje të tyre vjen në Tiranë në njësitë bashkiake 4 Damian Gjinkuri, Elisa Spiropali do të drejtojnë njësinë 13 dhe Eduard Shalsi që largohet nga Kukësi.

Punët e PS në qarkun Kukës i besohen deputetit të ri Erion Malaj. Ulsi Manja rikthehet në Dibër ndërsa në Lezhë shkon ministri i ri mbrojtjes Ermal Nufi. Ndalon drejtimi PS në Shkodër nga Benet Beci dhe shkon Enea Karakaçi një tjetër ministër i ri në qeverinë Rama 4. Blendi Klosi merr stafetën e drejtimit të PS Durrës prej Emiriana Sakos. Rikonfirmohet në Fier drejtuese Politike Belinda Balluku, Arbër Mazniku- Elbasan, Ervin Demo Berat, në Vlorë- Bledi Çuçi.

Njësia 1

  • Lindita Nikolla;
  • Adea Pirdeni;
  • Mirela Kumbaro.

Njësia 2

  • Gent Gazheli;
  • Delina Ibrahimaj;
  • Olta Manjani;
  • Blendi Klosi.

Njësia 3

  • Iris Luarasi
  • Edona Bilali
  • Ervin Demo

Njësia 4

  • Blerina Gjylameti;
  • Eduard Shalsi.

Njësia 5

  • Fatmir Xhafaj;
  • Taulant Balla;
  • Erion Braçe.

Njësia 6

  • Albana Koçiu;
  • Endrit Yzeiraj;
  • Megi Fino;
  • Belinda Balluku.

Njësia 7

  • Sofian Jaupaj;
  • Enkelejd Musabelliu;
  • Arbian Mazniku;
  • Etilda Gjonaj.

Njësia 8

  • Igli Hasani;
  • Vilma Premti;
  • Niko Peleshi.

Njësia 9

  • Ogerta Manastirliu;
  • Olti Muzaka.

Njësia 10

Besford Lamallari;

Bledar Çuçi.

Njësia 11

  • Damian Gjiknuri;
  • Ervin Hoxha;
  • Ulsi Manja.

Njësia 12

  • Toni Gogu;
  • Xhemal Qefalia;
  • Silva Caka.

Njësia 13

  • Elisa Spiropali;
  • Anila Denaj.

Njësia 14 dhe Kashari

  • Blendi Gonxhe;
  • Plarent Ndreca.