mbreteresha-beatriks-Mbretëresha e Holandës, Betarix, do të japë sot zyrtarisht dorëheqjen.


Beatrix, 75 vjeçe, ka shërbyer për 33 vjet si mbretëreshë e Holandës. Ajo do të nënshkruaj letrat për t’i kaluar fronin djalit të saj të madh, Willem-Alexander.


Ai do të jetë mbreti i parë i Holandës qysh në vitin 1890.


Princi Charles i Britanisë dhe princesha Masako e Japonisë do të jenë në mesin e 2 000 zyrtarëve që do të marrin pjesë në ceremoni.


30 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)