Dritan Rexhepei, i njohur, si “mbreti shqiptar i kokainës” është dënuar me 20 vite burg.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Firenzes, Itali, pas përfundimit të pjesës së parë të hetimeve për trafikun ndërkombëtar mes Ekuadorit dhe Firences. Bosi shqiptar ka kërkuar gjykim me  të shkurtuar gjë që ka favorizuar uljen e viteve të dënimit.

Karteli shqiptar i drogës, drejtuar nga Rexhepi importonte sasi të mëdha kokaine nga Ekuadori drejt rajonit të Toskanës, përmes një rrjeti trafikantësh në të gjithë botën.

Hetimet për bandën kriminale nisën fillimisht në vitin 2015, duke çuar në sekuestrimin e 5 milionë eurove dhe 4 ton kokainë.