Në Elbasan drejtuesit lokalë po përpiqen që pas ballokumes të bëjnë pjesë të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare Jomateriale, edhe tavën e kososit, apo tavën e Elbasanit siç të gjithë e njohim

Si rrallë gatime ka emrin e një qyteti dhe përfaqëson traditën, identitetin dhe mikpritjen e Shqipërisë së Mesme. Tava e Elbasanit pushtoi me aromën e saj sheshin e qytetit, në një aktivitet që synon promovimin e kulinarisë së pasur elbasanase.

Pas Ballokumes, Bashkia e Elbasanit synon që edhe Tavën e Kosit ta bëjë pjesë të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare Jomateriale.

Teksa turizmi në stinën e verës është i fokusuar në bregdet Agjencia Kombëtare e Turizmit synon ngritjen e modeleve të turizmit, përtej bregdetit.

Atmosferës së festës iu bashkuan  shefa të njohur të kuzhinës nga qytete të ndryshme të Shqipërisë për të ndarë së bashki shijet e jashtëzakonshme të gatimeve shqiptare nga veriu në jug trashëguar nga duart e gjysheve brez pas brezi.

Top Channel