Deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me hetimin e SPAK ndaj AKSHI-t, në podcastin “Flasim”.

Sipas Balliut, qëndrimi i Ramës lidhur me hetimin ndaj AKSHI-t është një përpjekje e hapur për të justifikuar korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit.

Reagim i plotë i Klevis Balliut:

Në pseudo-podcastin e sotëm, Edi Rama mbrojti korrupsionin më të madh në historinë e vendit. Ai justifikoi një aferë ku baxhanaku i tij ka përfituar rreth 800 pagesa nga buxheti i shtetit, një skemë që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe ka dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve në duart e krimit të organizuar.

Rama mbrojti një akt kriminal shtetëror: rrëmbimin dhe torturimin e një biznesmeni për ta detyruar të tërhiqej nga tenderi, që më pas t’i jepej baxhanakut të pushtetit. Kjo nuk është propagandë, por mafie shtetërore. Ai e bëri këtë sepse Ergys Agasi është masha e tij personale. Sepse AKSHI, Agasi, Balluku janë vetë Rama. Pa vendosur para drejtësisë Edi Ramën, nuk ka shpëtim për këtë vend. Çdo zgjidhje tjetër është shërbim ndaj narkoshtetit.