Ministria e Shëndetësisë bëri njoftimin zyrtar të ditës së sotme për 24 orët e fundit ku 3 persona humbën jetën dhe u shfaqën 108 raste të reja me Covid-19.  


Situata vijon të jetë e rënduar në spital ku sipas Ministrisë vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital, megjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit.


Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.



Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.