Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka bërë me dije rezultatet e disa operacioneve të zhvilluara së fundmi në kryeqytet, e mes tyre arrestimin e grabitësit të bankës te Komuna e Parisit një javë më parë.
Policia ka njoftuar zbardhjen e dy grabitjeve me armë zjarri në filiale bankare, nga i njëjti autor, Robert Duka 50 -vjeç, si dhe arrestimin e një shtetasi grek për trafikim të lëndëve narkotike nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.
Po ashtu policia ka publikuar edhe pamjet nga brenda bankës, kur Duka është futur dhe me armë ka kërcënuar punonjësit, duke marrë paratë.
Gjatë kontrolleve, atij iu sekuestruan 8 200 euro, veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale dhe 2 aparate celularë.
