SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar GJKKO dosjen penale të njohur si “Toyota Yaris”, në ngarkim të të pandehurve Astrit Vladi dhe Eriona Daupaj.
Sipas akuzës, SPAK ka ngritur ndaj Astrit Vladit disa akuza, përfshirë ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në disa raste dhe në bashkëpunim, si dhe korrupsion aktiv ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.
Ndërkohë, Eriona Daupaj akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë, zbulim të akteve ose të dhënave sekrete, si dhe korrupsion pasiv në sistemin e drejtësisë.
Gjykata ka vendosur gjithashtu kalimin për gjykim të një tjetër procedimi penal nr. 26/1/1, të vitit 2025, ndaj Astrit Vladit, lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.
Dosja “Toyota Yaris” është bërë më herët e njohur edhe për vendimet e gjykatës ndaj ish-kryeprokurores së Vlorës Aurela Zarka dhe avokatit Radovan Çela, të cilët janë dënuar në kuadër të së njëjtës çështje.
