Këta ishin të rinjtë që iu drejtuan sheshit të protestës në ditën e 14 të saj.

Pas disa ditësh kaosi e përplasje, tkurret protesta në bulevard, ndërsa të paktë në numër ishin edhe efektivët e policisë.

Thirrja për dialog e kryeministrit Rama u refuzua sërish. Në sofrën e dialogut të vendosur para godinës qeveritare, protestuesit vendosën në shenjë simbolike një karikaturë të Edi Ramës e Aleksandër Vuçiçit, që më pas i vunë edhe flakën.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protestuesit qëndruan për gati 3 orë pa shënuar incidente e tensione, duke bërë që edhe policia të qëndronte e distancuar dhe pa masa shtesë.

Protesta nisi rreth orës 14.00 te Ministria e Arsimit, ku edhe aty gjithçka ishte e qetë dhe pa incidente.

Top Channel