Me përfundimin e fjalimeve, protestuesit kanë nisur marshimin.

Qytetarët, të pajisur me flamuj dhe pankarta, po lëvizin në grup përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa dëgjohen thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshim.

Kujtojmë se sot ishte dita e 40 ku qindra qytetarë dolën në shesh dhe protestuan. Gjatë marshimit janë përsëritur thirrjet për një protestë paqësore, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.