E mërkura shënoi ditën e nëntë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve gjatë ditëve të fundit u janë bashkuar edhe qytetarë e pedagogë.

Ashtu si një ditë më parë, pedagogët iu bashkuan studentëve përpara Kryeministrisë. Protestuesit refuzuan sërish ofertën për dialog të kryeministrit Edi Rama, ndërsa në shenjë revolte larguan dhe hodhën karriget e vendosura në shesh.

Paralelisht, mësimi u bojkotua në Korçë dhe pjesërisht në Tiranë e Korçë, ndërsa gjatë orëve të para të protestës nuk u raportuan incidente. Deri rreth orës 16:00, situata para Kryeministrisë vijoi e qetë, pa përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Megjithatë, pas rreth tre orësh e gjysmë qetësi, situata u tensionua në orët e mbrëmjes. Rreth orës 18:00, protestuesit dogjën një karrige dhe hodhën disa molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Pas këtyre zhvillimeve, protestuesit u zhvendosën drejt sheshit “Skënderbej”, duke vijuar tubimin.