Tashmë është mbyllur numërimi i votave në qarkun e Dibrës.

Partia Socialiste ka kryesuar me një numër të lartë votash, duke lënë pas PD-në, pasuar nga PSD-ja. Nga të dhënat e raportuara në KQZ, rezulton se socialistët kryesojnë me 32146 vota, ndërsa PD ka siguruar 21790 vota. Diferenca mes tyre është 10,356 vota.

Me këtë rezultat, PD merr 2 mandate në këtë qark, ndërsa PS 3 mandate.