Ka përfunduar procesi i votimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Drenovë. Në Qendrën e Votimit 3707/1, nga 221 të burgosur me të drejtë vote, 176 kanë ushtruar të drejtën e tyre.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 13:00, pjesëmarrja në rang kombëtar ka arritur në 27.09%. Nga 3331 qendra të raportuara, kanë votuar 607,717 qytetarë nga një total prej 2,243,676 të regjistruar.
Tirana kryeson për pjesëmarrjen më të lartë me 30.85%, e ndjekur nga Dibra me 30.31% dhe Kukësi me 28.44%. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët mbetet Vlora, me vetëm 19.26%.
