Ka përfunduar protesta e 13-të në kryeqytet. Protestuesit u mblodhën fillimisht te Ministria e Arsimit, të cilën e gjuajtën me gurë, ndërsa më pas nisën rrugëtimin drejt kryeministrisë.
Me t’u mbledhur poshtë zyrës së Ramës, protestuesit thyen karriget, që mbanin ftesën për dialog dhe më pas iu vunë zjarrin atyre.
Ata sulmuan edhe Kryesinë e Kuvendit si dhe përforcimet e një biznesi pranë zonës së njohur si “Kullat Binjake”.
Pjesëmarrja ishte modeste në krahasim me protestën e djeshme.
Sakaq, kryeministri Rama prezantoi sot paketën e masave kundër dhunës e anarkisë urbane. Ai se do të ketë një regjistër të veçantë për dhunuesit, duke shtuar se do të ketë gjoba për shkelësit e ligjit e personat që ngrenë dorë ndaj institucioneve
Ndërkaq, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se Rama po kthen nenin e agjitacionit e propagandës. Shtoi se nuk ka dhunë që e ndal revoltën e studentëve, ndërsa premtoi rrëzimin e kryeministrit nga pushteti.
