Është mbyllur protesta e Partisë Demokratike pas rreth 90 minutash.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është futur brenda në selinë e PD-së i shoqëruar nga mbështetësit.

Tubimi nisi para Kryeministrisë në orën 20:00 dhe u shoqërua me hedhje molotovësh dhe fishekzjarrësh nga demokratët, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.

Protesta më pas u zhvendos drejt Ministrisë së Brendshme, ku u shoqërua sërish me tensione.

Gjatë tubimit janë përplasur me efektivët e policisë edhe disa deputetë të PD-së, si Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se protesta ishte paqësore, por u pengua nga efektivët që i bllokuan rrugën.