Qytetarët kanë mbyllur protestën para kryeministrisë dhe kanë nisur si çdo mbrëmje marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën thirrjet “Nesër më shumë” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, ata finalizojnë ditën e 14-të të revoltës së tyre.

Prej dy javësh tashmë, protesta që nisi si kundërshtim ndaj resortit që planifikohet të ndërtohet në Zvërnec, ka marrë përmasa më të mëdha, teksa qytetarët protestojnë për situatën ekonomike dhe sociale të vendit, duke shpalosur pakënaqësitë ndaj qeverisë por edhe ndaj të gjithë klasës politike të vendit.