Qytetarë janë mbledhur edhe këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 37-të të protestës. Protestuesit kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e qeverisë, ndërsa kërkojnë ndryshime politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre.
“Duhet të qëndrojmë të bashkuar”, u shpreh një prej protestuesve teksa fliste në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë. E sikundër çdo natë, pas disa orës para Kryeministrisë dhe fjalimeve të mbajtura aty, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.
