Mbyllet seanca paraprake për dosjen “Partizani” ku është i akuzuar edhe ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.
Gjykata do të shpallë vendim në datën 4 prill në orën 09:00 nëse do ta kalojë apo jo çështjen në gjykim themeli.
Ndërsa Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar me shkrim kundërshtimet në lidhje me pretendimet e të akuzuarve.
Ndërkohë avokatët kërkuan kohë dhe togat e zeza morën vendimin për shtyrjen e seancës.



