Takimi inaugurues i Bordit të Paqes në Uashington është mbyllur, pas fjalimeve të presidentit Donald Trump dhe liderëve të tjerë të pranishëm. Në përfundim, kamera ka fokusuar Trump duke folur kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kujtojmë se më herët, Trump deklaroi se Shqipëria dhe Kosova janë zotuar të dërgojnë trupa ushtarake në Gaza, së bashku me Indonezinë, Marokun dhe Kazakistanin.
Ndërkohë, Rama në fjalën e tij iu drejtua Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke i thënë se ish-krerët e UÇK-së, përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, po mbahen në një gjyq prej 6 vitesh. Ai kritikoi drejtësinë europiane, që sipas tij është sponsorizuar nga disa vende prezente në Bordin e Paqes dhe që duhet t’i vijë turp.



