Policia e Komisariatit të Policisë Nr. 5 ka nisur një procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. L., shofer autobuzi, pasi ka dëmtuar lehtë këmbën e një vajze të mitur.
Sipas informacioneve të dhëna nga policia, ngjarja ka ndodhur kur A. L. po drejtonte autobuzin dhe, gjatë momentit që ka mbyllur derën e autobuzit, ka kapur vajzën duke i shkaktuar dëmtime të lehta në këmbë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., pasi gjatë kohës që drejtonte automjetin (autobuz) në momentin që ka mbyllur derën e autobuzit, ka kapur duke i dëmtuar lehtë këmbën e një shtetase të mitur, e cila pas mjekimit në spital, kaloj për në banesë”, njofton policia.
