Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”, teksa po zhvillon një vizitë zyrtare në Madrid.
Në intervistë mes të tjerash, Rama është pyetur dhe për mbylljen e platformës sociale “TikTok” në vendin tonë. Në përgjigje, kryeministri e ka cilësuar rrjetin social si “toksik”, teksa bëri me dije se është punë ditësh mbyllja.
“TikTok është shumë toksik, veçanërisht për fëmijët dhe 95% e prindërve në Shqipëri janë të tmerruar. Pezullimi ende nuk është kryer, vlerësojmë se do të bëhet brenda pak ditësh. Ne po angazhohemi gjithashtu në dialog konstruktiv me ta. U befasova nga gatishmëria juaj për të adresuar shqetësimet tona. Do të mbyllet dhe do të rihapet për sa kohë që TikTok plotëson të gjitha kërkesat tona”-, u shpreh Rama.