30-vjeçari Lulzim Toçi, që mbyti bashkëshorten e tij 24-vjeçare në sy të dy fëmijëve, vuante nga skizofrenia akute.

Vrasja ka ndodhur rreth orës pesë të mëngjesit, të datës 9 tetor 2024, në provincën e Caserta-s në Itali. Lulzimi e mbyti Eleonorën me duar në sy dy fëmijëve të mitur, 4 dhe 6 vjeç, të cilët panë të tronditur skenën e tmerrshme.

Më pas, në gjendje konfuze, 30-vjeçari është larguar nga shtëpia, duke kërkuar ndihmë nga kunata e tij, e cila ka zbuluar trupin e pajetë përmes një video-call me fëmijët e çiftit. E alarmuar, kunata e autorit ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka ndaluar Lulzimin para shtëpisë. Ai ka rrëfyer menjëherë vrasjen, duke thënë: “Kam vrarë gruan time”.