Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka folur për mediat pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimti të Organizuar.
Pas 5 minutave qëndrimi në SPAK, Berisha sulmoi kreun e prokurorisë së posaçme, Altin Dumani, duke e cilësuar “kryekrimineli elektoral”.
Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK në orën 10:00 duke zbatuar vendimin e Apelit të GJKKO-së që i caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.
“Organizata kriminale skapi i partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berisha t‘i rikthehet arresti në shtëpi për shkak se jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt por sepse ka sulmuar gjykatëset dhe prokurorët, këtu ne arrijmë në një moment në momentin që këta kriminelë flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin, Sali Berisha i ka sulmuar do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe jo ata njerëz të ndershëm. Sot para jush do provoj se si Altin Dumani fle mbi dosje krimi, do faktojë para jush se si këta anëtarë të organizatës kriminale në deklaratën e tyre se e kam vlerë me 380 metër katrorë apartamentin, kurse ekspertëve të tij i urdhëron të vlerësojnë me 520 m katror ndërtimin e viteve 70. Dumani ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit elektorale. Unë aty brenda gjeta McGonigal, që po i bën kurs Altin Dumanin. Kjo është e vërteta. Nuk e solla unë McGonigal aty. Ai i thoshte se në këtë detyrë do veprosh kështu. Gjeta lali vjedhësin këtu që zihej me kolegët, dhe u thoshte thërrisni Arjolën dhe nuk thërrisni Lindën. Gjeta aty Ulusin, po zihej me Dumanin për çantë Lui Vuiton, se pasi ka marrë një pagesë të madhe i kërkon çunit të Londrës edhe një çantë Vuitton”- tha Berisha.


