100628-N-0475R-287 MARJAH, Afghanistan (June 28, 2010) Seabees, Marines, Soldiers and members of the Afghan National Army take a tour of an area surrounding a newly completed Mabey-Johnson Bridge project. (U.S. Navy photo by Mass Communication Specialist 2nd Class Ace Rheaume/Released)Studimi


Nëse vetëm 10% e shpenzimeve që bëhen për ushtrinë do të përdoren për të investuar në objektivat globalë që kanë si synim dhënien fund të varfërisë dhe urisë, atëherë këto probleme quhen të zgjidhura në vitin 2030. Ky është rezultati i studimit të bërë nga Instituti Ndërkombëtar i Paqes në Stokholm, sipas të cilit vitin e kaluar, shpenzimet ushtarake në nivel botëror kanë qenë të barabarta me 1.676 miliardë dollarë. Në vitin 2015, shpenzimet ushtarake në botë u rritën me 1%, duke përbërë rritjen e parë vjetore në 4 vitet e fundit. Vendet me më shumë shpenzime janë SHBA-ja, edhe pse shkurtimi me 2.4% e ka çuar totalin e shpenzimeve ushtarake në 596 miliardë dollarë. Kina është e dyta në klasifikim për të dytin vit rresht, me një rritje prej 7.4% që e çon në një total prej 251 miliardësh, ndërkohë që Arabia Saudite ka kaluar Rusinë, duke u renditur e treta, ndërsa Mbretëria e Bashkuar e pesta. Sipas institutit suedez, shpenzimet ushtarake përbëjnë 2.3% të Produktit të Brendshëm Bruto në rang botëror dhe vetëm 10% e kësaj shume do të mjaftonte për të financuar objektivin e zhvillimit të miratuar në shtator nga 193 vendet e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund varfërisë pas 14 vjetësh. “Kjo llogaritje mund t’u japë njerëzve idenë e mundësive që pengohen nga shpenzimet ushtarake globale”, tha Sam Perlo Freeman, drejtues i projektit.