Më datë 11 korrik në Tiranë do të vijë reperi i famshëm, Kanye West, ku do të mbajë një koncert në stadiumin e ngritur enkas për këtë event.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të marte një video në “Facebook”, ku tregon se si po ecin punimet për përgatitjet e stadiumit.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me stadiumin e ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë, e i cili do ta kthejë Tiranën të shtunën, më 11 korrik, në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë bashkëngjitur me videon.
