Shqipëria do të marrë pjesë në Bordin e Paqes me ftesë nga Presidenti Donald Trump.

Me 113 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër, Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen.

Deputetët u bënë të gjithë bashkë në këtë votim, teksa i vetmi që abstenoi ishte deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi.

Ndërkohë, amendamentet e ngritura nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, që kishte në thelb ndryshimin e emrit të kryeministrit me atë të presidentit në marrëveshje, u rrëzuan në votim.