Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat pas vizitës së tij në SPAK, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku për vjedhje. Sipas Berishës, dyshimet janë të forta se Rama dhe Balluku kanë abuzuar me pozitat e tyre për të përfituar pasuri të paligjshme.

Berisha i është referuar një pasurie të tijën për të ilustruar akuzat, duke thënë se me rrogën e shtetit, ai ka mundur të blejë vetëm 40 metra katror ndërtim, ndërkohë që të dyshuarit Rama dhe Balluku, siç tha ai, kanë arritur të grumbullojnë pasuri të madhe përmes shkeljes së ligjit.

Kryetari i PD gjithashtu ka komentuar protestën e paralajmëruar për 22 dhjetorin në Tiranë, duke theksuar se kjo është një mundësi për qytetarët që të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe abuzimeve të saj. Ai e ka quajtur këtë protestë si një akt të domosdoshëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të kërkuar llogari nga qeveritarët për veprimet e tyre.

“Shqiptarët më datë 22 dhjetor do të mblidhen në Tiranë për t’i dhënë përgjigjen më të merituar vendimit të Edi Ramës për të mos lejuar hetimin dhe vjedhjen e parave që ka marrë me Belinda Ballukun. Ju keni kureshtje të tjera të plota. Dumani kishte marrë prokurë nga Irena Gjoka për të vazhduar avokatinë e saj. Shënimi që i lash armikut të egër të pluralizimit politik, mercenarit të Ramës dhe narko-qeverisë së tij, në kujtesën se për veprat e tij penale, drejtësia do të japë fjalën e saj. Ky mesazh nuk është i fundit. Ai me Irena Gjokën ka hyrë në galerinë e turpit të historisë së drejtësisë shqiptare. Ai ka hyrë në galerinë e turpit. Ata të dy janë figura, por siç e patë, Irena dhe Altin ka të tjerë plotë. Mos harroni se kjo gjykatë një vit më parë, ka hedhur poshtë, dhe nuk pranoi të shqyrtojë kërkesën e grupit parlamentar të PD, me pretekstin që nuk legjitimohej, edhe pse e përcakton Kushtetuta. Dumani e mbyll me faqe të zezë, me pasuri të fshehura. Kemi prova të plota. Jam ish-president dhe ish-kryeministër, jap garanci para çdo shqiptari, se asnjë rrogëtar nuk mund të bëhet de-facto me rrogën e shtetit me 4 shtëpi. Ky deklaron se; jam me qira te vjehrri! A e kuptoni ju se çfarë mashtruesi është? Po të thoshte se vjehrri i ka bërë dhuratë një apartament, e pranoj se babai i bën dhuratë vajzës. Ai është aksioner aty, kujt ia thotë këtë. Ku e gjeti ky burimin? Cili njeri mund të jetë me rrogë shteti. Me rrogën e shtetit kam arritur të ble 40 metër katror ndërtim. Mund të blija më shumë, por me kredi. Ça konflikt interesi kam unë? Dhëndri im përfitoi vetëm 64 euro! E kuptoni se çfarë mashtruesish janë këta? Destinacionin e ish-kompleksit Partizani e ndërroi Edi Rama. Ai bashkë me vëllanë e tij kishin ndërmend të ndërtonin aty një qytezë të vetën.”, tha ai.