Vijoi dhe sot në ditën e 24-ërt protesta masive e qytetarëve kundër qeverisë Rama.

Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej, e më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Aty kanë nisur thirrjet dhe fjalimet ku mes të tjerash kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe qeveri teknike jo më pak se 12 muaj. Ndërkohë kanë njoftuar se më 4 korrik, diaspora do të bashkohet në protestë.

Protesta që nisi pas incidenteve në kundërshtim të resortit të planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit, tashmë ka marrë përmasa më të mëdha dhe qytetarët protestojnë për gjendjen ekonomike dhe sociale të vendit, për problemet me të cilat përballen në përditshmëri. Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, por gjithashtu, edhe të të gjithë klasës politike.