Me 73 vota kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me programin qeverisës të Partisë Socialiste.

PD kërkonte rihapjen e diskutimeve për programin e qeverisë, të miratuar në shtator pa praninë e opozitës, e cila zgjodhi atëherë të bojkotonte punimet e Kuvendit.

Gjatë seancës së sotme, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, reagoi ndaj kërkesës së opozitës, duke deklaruar se PD duhet të respektojë rregulloren e Kuvendit dhe të paraqesë kërkesat në mënyrë të rregullt për të mundësuar dakordësinë nga mazhoranca.

Kërkesa e PD-së nuk u pranua, duke thelluar edhe më tej përplasjet politike mes opozitës dhe shumicës socialiste.