Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar një ‘debat’ të vjetër që ka me Albin Kurtin. Ai thotë se nuk pretendon të jetë ‘vellai i madh’ i Kurtit pasi ky i fundit nuk do të pranonte kurrë.
‘’Meqë m’u drejtuat vëllai i madh, vëllai i vogël, unë kam qëlluar të jem vëllai i madh në shtëpi, kam mësuar rrugës që me vëllain e vogël ka gjithmonë një problem, kur i thua vëllait të vogël nuk të dëgjon, kurse ai të thotë gjithmonë ma zgjidh. Unë nuk pretendoj se jam vëllai i madh, aq më pak vëllai i mad hi Albinit që është më i ri. Nuk do e pranonte kurrë, ky është debat i vjetër mes nesh, filozofik, tha Rama.