Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer thumbat dhe ironitë për opozitën, gjatë takimit elektoral që po zhvillon në Shkodër.

Teksa foli për papunësinë në vend, Rama tha se “e dëgjonim Lulin, artistin, kur thoshte ‘7×7=42’, dhe na dukej një tmerr i madh, tani  është 7×7=6 milionë’, dhe ka edhe një x pas saj sepse nuk dihet çfarë ndodh më pas.”

“Për herë të parë niveli i papunësisë është nën 9%.  Nuk qëndron pretendimi i tyre se është ulur pasi janë larguar njerëzit, jo është llogaritur në bazë të fuqisë punëtore. Me aritmetikën sot jemi në hall, se ka filluar një sulm. E keni parë, e dëgjonim Lulin, artistin, kur thoshte  7×7=42, na dukej një tmerr i madh. Tani është 7×7=6 milionë dhe ka edhe një x më pas sepse nuk dihet se çfarë ndodh më pas. Këto nuk janë aritmetikë e bazuar të imagjinata, por shifra njerëzisht të punësuar.”- tha Rama.