Skenari i përsëritur i ditëve të shkuara ka vijuar edhe mëngjesin e së premtes: një grup protestuesish, rreth 8 vetë, kanë kaluar sërish natën para kryeministrisë.
Për t’u ndier më rehat, ata kanë marrë edhe shtroje me vete si batanije e mbulesa dhe janë akomoduar disi në karriget metalike. Protestuesit kanë zgjedhur të njëjtin vend, te pemët pranë godinës duke mos penguar lëvizjen e automjeteve.
Siç ka ndodhur në thuajse një javë tashmë, pas përfundimit të fjalimeve të protestës, disa tubues qëndrojnë te kryeministria.
Protesta e 26-të para kryeministrisë u hap me leximin sërish të kërkesave të artikuluara nga Dritan Goxhaj drejtuar qeverisë dhe Edi Ramës.
