Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e “Paketës së Maleve”, ku nuk i kurseu kritikat për kryebashkiakët.

Mes atyre që sipas Ramës nuk e kanë kryer si duhet detyrën, është edhe kryebashkiaku i Kukësit, Albert Halilaj. Për të Rama thasë ka 5 muaj që i ka në dispozicion instrumentet për të gjeneruar hartën e zonave që mund të jenë pjesë e kësaj pakete, por ende nuk e ka bërë.

“Më dëgjon ti kryetari i Bashkisë së Kukësit? Ti më dëgjon por nuk di a më kupton sepse një nga shtysat kryesore për Paketën ishin kuksianët sepse interesi për të investuar është i lartë prej aty që jetojnë jashtë. Ka 5 muaj që i ke në dispozicion të gjithë instrumentet dhe ende nuk ke sjellë hartën që është fare e thjeshtë nuk ka shkencë. Hiq qytetin dhe i gjithë territori përveç zonave të mbrojtura është brenda kësaj pakete.”– tha Rama.