Një tjetër përplasje verbale është shënuar në Kuvend gjatë seancës së sotme, ku nuk kanë munguar replikat me tone të forta mes deputetëve.

Kryesuesi i seancës, Niko Peleshi, i ka tërhequr vërejtje deputetit Fatmir Mediu për gjuhën e përdorur gjatë diskutimit. Në ndërhyrjen e tij, Peleshi përdori edhe një shprehje ironike, duke thënë: “Me derrat mos rri se bëhesh pis, dhe atyre u pëlqen kjo gjë”, ndërsa i kërkoi Mediut të tregojë kujdes me fjalorin në sallë.

Deklarata erdhi në një moment tensionesh të larta në Kuvend, ku debatet mes palëve politike janë shoqëruar me akuza dhe kundërakuza të forta.