Dy shqiptarë, 27 dhe 21 vjeç, janë arrestuar pasi ishin kthyer në Itali, pavarësisht se ishin dëbuar dhe u ndalohej të hynin në vend për një periudhë dhjetëvjeçare.
27-vjeçari u ndalua në San Salvatore Monferrato, ndërsa drejtonte një automjet me targa zvicerane. Ai ishte dëbuar në maj me urdhër të Prefektit të Milanos dhe, sipas verifikimeve, dyshohet se kishte ndryshuar mbiemrin dhe dokumentet për t’u rikthyer në Itali. Gjatë kontrollit, ai gjithashtu dyshohet se ka bërë rezistencë dhe ka kërcënuar efektivët.
21-vjeçari, ndërkohë, u identifikua në lagjen Cristo. I dëbuar në janar të 2025-ës, ai u arrestua dhe më pas u dërgua sërish në Shqipëri.
