Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka postuar një foto në rrjetet sociale me një “mesazh” drejtuar avokatit të saj, Redi Llanaj.

Pasi seanca e saj paraprake në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shty sërish, kësaj here për shkak të bojkotit të avokatëve, ajo është shprehur se dhe kësaj here drejtësia është me dy standarte.

Më tej ajo vazhdon duke thënë është ironike që vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatëve nuk bazohet në ligj, ndërsa kur avokatët bojkotojnë në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe të pavarësisë së profesionit dhe në solidaritet me gjyqtarët, bojkoti bazohet në ligj.