Ministrja Elisa Spiropali duket sikur ka marrë stafetën në PS, për të sfiduar e vetme Presidentin Ilir meta që pas konferencës së djeshme për mediat të Kreut të Shtetit.

E gjithë beteja tashmë është zhvendosur në rrjetet sociale, ku Spiropali i përgjigjet me nga një postim ironik, çdo shpjegimi që Meta thotë se po i bën "Ramaformës", siç edhe e quan ai reformën në drejtësi të kapur nga qeveria dhe Sorosi.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama vijon të heshtë, Spiropali ka tallur keq Presidentin me një postim në Twitter, pas pyetjeve që ai i drejtoi ambasadorit të Be-së, Luigi Soreca.

Spiropali shkruan me ironi se gjithë soji i armiqve të shqiptarit "Baba Xhike", duke përmendur këtu emrat e zyrtarëve të lartë të SHBA-BE, le të bien poshtë.

"Poshtë Soreca, Borchardt, Palmer, Juncker, Glover, Mogherini, Lajcak, Hahn,Moavero e kush të jetë me ta, mbi ta, pas tyre megjithë Soros e sorrollop, i tërë soji i armiqve të shqiptarit Baba Xhike, me dy krena e me qafore,që hedh bomba mbi çdo llaxore dhe mahnit çdo fallxhore", shkruan Spiropali.