lvis Shkambi, autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka dhënë dëshminë e tij të parë pas arrestimit. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku Shkambi qëlloi për vdekje gjyqtarin pasi ky i fundit shpalli një vendim që nuk ishte në favor të familjes së tij.

Autori i krimit, pas arrestimit deklaroi para oficerëve të Krimeve të Rënda se i kishte ardhur në majë të hundës me zvarritjen e gjyqeve.

Në këtë sulm, Shkambi plagosi gjithashtu dy persona të tjerë Rakip dhe Ervis Kurtajn, babë e bir, me të cilët kishte konflikt prej kohësh. Ata ndodheshin në sallë si palë në procesin gjyqësor dhe tani janë jashtë rrezikut për jetën.

“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty m’u mbush mendja për ta vrarë, kur dha vendim kundër nesh”, rrëfeu autori i krimit. Ai më pas u dorëzua para oficerëve të policisë.