“Më falni që ju shqetësova”, këto kanë qenë fjalët e fundit të 51-vjeçarit që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në aksidentin e ndodhur në Fushë Arrëz.
Punonjësi i mirëmbajtjes së rrugës po kthehej në banesë, kur gjatë qarkullimit në vendin e quajtur Shkëmbi i Dardhës, mjeti i tij ka dalë nga rruga, duke përfunduar në humnerë.
Me të dëgjuar zhurmën nga rënia e mjetit, banorët e zonës nisën kërkimet në terren.
Prendush Uka ishte baba i tre fëmijëve dhe punonte si mirëmbajtës rrugësh në zonë. Ai ishte banor i fshatit Mëzi në Pukë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:00 i aksidentuari u gjet me shenja jete, teksa bëhet e ditur se në momentin e mbërritjes së banorëve ai iu ka kërkuar falje që i shqetësoi në atë orë të mbrëmjes.
Pavarësisht ndihmës së banorëve, Prendush Kola ndërroi jetë, si pasojë e plagëve të shumta. Për nxjerrjen e trupit të pajetë u angazhuan veç banorëve të zonës edhe zjarrfikësit e Fushë Arrëzit, të cilët e nxorrën trupin e pajetë rreth orës 01:00, ndërsa automjeti ende nuk është gjetur.
Shkëmbi i Dardhës është i njohur për aksidentet e shumta, kryesisht në periudhën e dimrit, megjithatë asnjëherë nuk u morën masa serioze për evitimin e rrezikut për jetët e njerëzve.
Segmenti rrugor Fushë Arrëz – Fierzë, edhe pse rrugë kombëtare, është i vetmi aks në Shqipëri me një kalim, ndërkohë që shtrihet në gjithë gjatësinë e saj në terren të thepisur.