Një 29-vjeçar shqiptar, i konsideruar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë, është arrestuar në Barcelonë nga Garda Civile, pasi kërkohej ndërkombëtarisht nga Franca dhe Spanja për trafik droge dhe përfshirje në organizatë kriminale.
Sipas mediave spanjolle, i dyshuari u kap më 8 maj në zonën e Passeig de Gràcia, ndërsa mbante me vete një pistoletë tip Makarov të mbushur me shtatë fishekë dhe “gati për zjarr”.
Autoritetet bëjnë me dije se ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste europiane nga Franca për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, si dhe një tjetër urdhër arresti nga një gjykatë në Barcelonë për vjedhje automjetesh.
Pas ndjekjes nga agjentët e Gardës Civile, i dyshuari u neutralizua dhe u arrestua, ndërsa policia i sekuestroi armën me origjinë sovjetike, që përdor municion 9×18 mm.
Gjatë kontrollit, atij iu gjetën edhe dokumente false me shtetësi greke, si dhe 1.470 euro cash.
Pas arrestimit, shqiptari është paraqitur përmes lidhjes telematike para Audienca Kombëtare e Spanjës nga Gjykata e Barcelonës./ LA PROVINCIA
