Në mbledhjen e mbajtur sot me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e inspektorateve të vendit, Dashnor Sula tha se ndihet i vlerësuar për emërimin që ka marrë.
Ai tha se e ka kritikuar qeverinë në Kuvend, por shtoi se kjo qeveri e vlerësoi për këtë garë në të cilën tha se u fut dhe konkurroi. Sula nuk kurseu Partinë Demorkatike, teksa tha se ontribuoi për 20 vite në të, por edhe pas fitoreve, e “flaku në rrugë”.
“Kam pranuar këtë sfidë sepse vlerësoj maksimalisht vizionin që keni, ndoshta është e paimagjinueshme që një demokrat që ju e thatë që ka kritikuar qeverinë tuaj, por diferenca qëndron që atje ku unë kam kontribuar për 20 vite dhe kam fituar gara, dhe garën e fundit, që del i pari dhe të hedh në rrugë, te qeveria jote mora guximin dhe konkurrova dhe u vlerësova. Do duhet të besojnë në këto konkurrime, të aplikojnë dhe jam i bindur që do kenë drejtësi. Do punojmë të gjithë bashkë”, tha Sula.




