Të martën e 29 marsit Policia e Shtetit ka arritur të arrestoi të shumkërkuarin Nuredin Dumani. 

Është bërë me dije edhe më herët se Dumani u arrestua në një banesë në katin e 4-ët të një pallati në lagjen “Apollonia” në Fier.

Por  sikurse u vu re në pamjet e arrestimit të tij Dumani kishte një look të ri me flokët të gjata kaçurrel dhe me mjekër te prerë.

Duket se “look-u” i ri ishte zgjedhur nga vetë Nuredin Dumani, për t’i shpëtuar Drejtësisë, konfirmon ABCnews.

Bëhet me dije se Nuredin Dumani u ka shpëtuar në dy raste agjentëve të krimit. Policia posedonte një foto të vjetër të Nuredin Dumanit e dal nga sistemi TIMS, por në fakt ngjashmëria mes fotos që policia posedonte dhe pamjes aktuale të Nuredin Dumanit ishte krejtësisht ndryshe.

Sipas informacioneve Nuredin Dumani ka kaluar para syve të agjentëve të Operacionales në një aksion të nisur për kapjen e tij, por nuk është njohur. Aksioni ka nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e policisë, për vendndodhjen e saktë të Nuredin Dumanit. Por pavarësisht kësaj ai nuk mundi të arrestohej.

Kujtojmë se Nuredin Dumani ka mbetur i plagosur të martën pas një atentati me armë në Papër të Elbasanit, teksa u arrestua vetëm disa orë më pas në një apartament në lagjen Apollonia të Fierit. Nuredin Dumani ishte një nga më të kërkuarit e policisë, pasi konsiderohet si i përfshirë në shumë ngjarje kriminale dhe vrasje të ndodhura vitet e fundit. Vrasësi serial u ka shpëtuar mbi 20 atentateve, ndërsa ditën kur ndodhi shkëmbimi me armë në Papër dyshohet se i është zënë pritë nga rivali i tij.