Vijon të jetë e rënduar situata në juglindje të vendit, pas bllokimit të aksit rrugor Përrenjas- Librazhd.
Qindra qytetarë janë bllokuar në trafik, pa ditur se kur do lirohet rruga, apo se në cilin drejtim duhet të lëvizin. Pasi u tha nga ARRSH se do të përdoret rruga alternative nga aksi Maliq – Moglicë, edhe ajo rezulton prej kohësh e bllokuar. Kjo pasie dhe pse u tha që do të lejohej vetëm kalimi i mjeteve të vogla, tre trajlera janë bllokuar duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.
“U kthyem nga rruga sot ka qenë një katastrofë e vërtetë. U kthyem nga Qukësi policia na tha të ndjekim rrugën për në Lozha, aty ishte e bllokuar tani nuk dimë as ku të ikim. Kam që në orën 13:00 i bllokuar. Nuk e di ku do të shkojmë tani apo ku do të kalojmë natën”, shprehet një nga qytetarët.
“Mos kesh rrugë të ikësh në shtëpi. Më gjeni rrugën nga të iki në shtëpi”, është shprehur një grua.





