Avokati Kujtim Cakrani ka folur sot në “Shqipëria Live” në lidhje me dhunimin e tij, duke dhënë detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.
Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur jashtë qytetit të Vlorës dhe se konflikti nisi për shkaqe banale. Debati u nxeh sipas avokatit, në momentin që ata e kanë ofenduar. Ai shtoi se nuk i njihte autorët por është i bindur se ata e njihnin.
“Jam duke u rikuperuar, por nuk kam dalë ende në punë edhe pse sot kisha çështjen e zotit Meta. Nga java tjetër nis puna normalisht. dua të falënderoj mediat dhe të gjithë ata që më janë gjendur pranë në këtë moment të vështirë. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Vlorës, në një pikë karburanti ku po furnizoja mjetin. Në një moment më erdhi një mjet ku dy personat që ishin aty po më provokonin duke thënë se kisha zënë rrugën. Unë ju thashë se mund të prisnin dhe sapo të mbaroja mund të vazhdonin.
Ata përdorën një gjuhë vulgare që dhe unë ua ktheva. Teksa vijoi konflikti, një person më gjuajtur me një mjet prerës. Nuk e pashë çfarë mjeti ishte dhe nuk i njihja as personat. Nuk kam konflikt me asnjë dhe nuk e di arsyen se përse ndodhi kjo. Nuk dua t’ia lë punës por në profesionin tim mund të krijohen dhe situata banale për të marrë hak për diçka. Debati u nxeh sepse ata më ofenduan, nuk e menaxhoja dot atë situatë sepse nuk varej nga unë. Jam i sigurt që më njihnin sepse dhe kur shkoj në Janinë më njohin dhe grekët jo më shqiptarët.”- tha Cakrani.



