Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit, ish kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Në një reagim në rrjete sociale, Meta shprehet se ka qenë kënaqësi që ka bashkëpunuar me të gjatë periudhës së tranzicionit të vendit, ndërsa e vlerëson për kontributin e rëndësishëm që dha në politikë dhe jetën akademike.

“Me hidhërim të thellë mësova mbrëmë vonë për ndarjen nga jeta të Prof. Servet Pëllumbit, një figurë e shquar në jetën politike dhe institucionale të vendit, me kontribute shumë të rëndësishme jo vetëm në jetën politike, por edhe akademike. Për mua ka qenë kënaqësi të bashkëpunoja me të në një periudhë shumë të vështirë të tranzicionit të vendit. Ngushëllimet më sinqerta për bashkëshorten e tij, djemtë dhe gjithë familjen Pëllumbi për ikjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur, por edhe për të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët dhe dashamirësit. Të prehet në paqen e merituar! I paharruar kujtimi i Prof. Servet Pëllumbit!”, ka shkruar Meta.