Një lajm i trishtë për familjen e shkrimtarit të njohur shqiptar, Fatos Kongoli, që është tronditur nga një humbje e madhe.

Djali i shkrimtarit, Dorian Kongoli, ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në moshën 47 vjeçare.

Ai jetonte e punonte në Nju Jork prej më shumë se 25 vjet, ku kishte ndërtuar familjen e tij dhe punonte në policinë amerikane.

47-vjeçari ka qenë i angazhuar edhe në shkrime, por në shqip ka qarkulluar vetëm një nga romanet e tij, i titulluar “Transplanti i jetës”.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për largimin nga jeta të DORIAN KONGOLIT, djalit të shtrenjtë të autorit të madh Fatos Kongoli, në moshën 47-vjeçare.

DORIAN KONGOLI jetonte e punonte në NJU-JORK prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze.

Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys:

– Imprint legacy, 2019

– Morning star, 2020

– Yesterday’s Tomorrow: Big Brother Has Evolved, 2022

Në shqip ka qarkulluar deri tani vetëm një nga romanet e tij, titulluar “TRANSPLANTI I JETËS” (TOENA, 2020).

Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje”. Shpirti i tij pushoftë në paqen e përjetshme!”, thuhet në reagimin e të afërmve.