Elona Bregu, një punonjëse e pastrimit në bashkinë e Kuçovës, e cila ishte ngjitur në një kullë të ish-uzinës në gjendje të rënduar psikologjike ka zbritur pas negociatave me policinë.

Raportohet se asaj iu premtua se do të kthehej në punë, ndërsa vetë ajo tha se kishte mbi dy muaj pa marrë pagën.

“Më hoqën nga puna sepse kërkova rrogat. Kishim 2 muaj e gjysmë pa i marrë. Nuk e di si do zgjidhet ky problem, ja të shkojmë te kryetari i bashkisë, të mos përsëritet më”, u shpreh ajo.