Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se mashtronte qytetarë duke u kërkuar shuma nga 500 deri në 1000 euro në këmbim të mospublikimit të fotove personale në rrjetet sociale.
Operacioni, i koduar “Online Threat”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë. Si rezultat, u arrestua shtetasi E. M., banues në Tiranë.
Hetimet zbuluan se gjatë dy javëve të fundit i riu përdorte profile false në rrjetet sociale për të siguruar foto personale nga qytetarët, të cilët më pas i kërcënonte për përfitime monetare. Konkretisht, më 5 dhe 6 dhjetor 2025, ai ka përfituar 750 euro nga një 36-vjeçar.
Materialet janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
