Në emsionin “Breaking” në Top News, ka folur sot Redi Halilaj, vëllai i shqiptarit Bekim Halilaj, i cili u gjet i varur në një tabelë rrugore në Belgjikë.
Ai tha se vëllai i tij nuk është vrarë por ka marrë jetën e tij, për shkak të depresionit. Po ashtu, Halilaj tha se 29-vjeçari i ndjerë nuk ka patur lidhje me grupe kriminale apo trafiku ne drogës, siç përflitet në media.
“Kjo ngjarje nuk ka lidhje fare me ato që përfliten në media. Nuk e dimë çfarë problemesh ka patur, vetëm ai i ka ditur. Ai nuk e ka dhënë veten por mesazhi që ka dërguar na ka lënë të dyshojmë se shkaku ka qenë vetëm depresioni. Mua më ka disadërguar mesazhe dhe kushëririt që na bëjnë të dyshojmë se ka vuajtur nga depresioni, por nuk e ka shfaqur. Unë ju lutem mediave të mos na traumatizojnë sepse po merrem vetë me këtë situatë. Nuk ka patur lidhje as me drogë e gjëra të tjera. Është vetëm për shkak të depresionit. Kjo është vetëvrasje fatkeqësisht. Në trup nuk kishte as shenja dhune.”- tha ai.