U pretendua nga avokati i tij se u vetëdorëzua, dalin pamjet si u mbajt në vëzhgim nga policia e Tiranës Ylli Zalla, me dron të teknologjisë së lartë ‘Bayraktar’.

Në pamjet e siguruara Zalla shfaqet duke ‘patrulluar’ në zonë me një kallashnikov në krah, armë që i’u sekuestrua bashkë me 3 karikatorë

Hetuesit e policisë së kryeqytetit survejuan lëvizjen e të shumëkërkuarit deri në prangosjen e tij me ndihmën e forcave RENEA.

Kujtojmë se i shumëkërkuari u prangos më 17 gusht pas 10 muajsh në arrati.

Ylli Zalla ishte shpallur në kërkim që prej nëntorit 2025 i dyshuar se ka furnizuar me armë e arsenal autorët e atentatit në Rinas. Pas kësaj ngjarje të rëndë ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, në banesën e Zallës në Fushë-Krujë, policia zbuloi një arsenal armësh tipik ushtarak çka nxiti dyshime për lidhje të tij me autorët e masakrës apo grupe kriminale.

Ai u arrestua një ditë pasi në shtëpinë e tij iu vendos një sasi lënde plasëse. Ai u arrestua rreth 500 metra larg banesës së tij ndërsa ishte i armatosur, por nuk ka bërë rezistencë. Disa operacione janë zhvilluar për arrestimin e Zallës, por policia nuk ka arritur ta arrestojë më parë.

Zalla është arrestuar më herët për posedim të municioneve luftarake dhe lëndëve plasëse. Po ashtu ai rezulton i skeduar edhe për rekrutim të shqiptarëve që janë dërguar për të luftuar me ISIS-in.